12:27 / 31 March 2022
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se muaji i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 2 prill 2022, shkruan Gazeta Blic.
BIK përmes një njoftimi në Facebook të gjithë besimtarëve musliman ju uron agjërim të lehtë.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR OPINION
Agjërimi i Ramazanit fillon më 2 prill 2022
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë më 2 prill 2022.
Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me njëri tjetrin.
Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!
![](https://scontent.xx.fbcdn.net/v/t39.30808-6/277770650_4982953035074693_6224730412775962180_n.jpg?stp=dst-jpg_p526x296&_nc_cat=110&ccb=1-5&_nc_sid=8024bb&_nc_ohc=PaVkWJrkVvwAX9FPsKz&_nc_ht=scontent.xx&edm=AN6CN6oEAAAA&oh=00_AT9rpreOe2QAsojp_jLS84dFGTCOD72zQnFQPti4JCQESA&oe=624B0045)