Lajme

“BE është joserioze, të merret vesh me 5 shtetet që s’e njohin Kosovën”: Janjiq qorton Brukselin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:21 / 1 September 2023

Tashmë kur procesi i dialogut ka rinisur dhe kur më 14 shtator është caktuar edhe takimi i Nivelit të Lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gazetari i njohur serb Dushan Janjiq, ka thënë se megjithatë normalizimi i marrëdhënieve nuk varet vetëm nga këto dy vende, por edhe nga vetë Bashkimi Evropian.

E brenda BE-së, tha Janjiq, janë pesë shtete që nuk e njohin Kosovën, dhe se BE duhet fillimisht të merret vesh me vetë shtetet brenda saj, përkatësisht se pse s’po e bëjnë një gjë të tillë.

Vetë Bashkimi Evropian si tërësi është treguar joserioz në qasjen e tij ndaj këtij problemi, i ka thënë Janjiq medias Radio Evropa e Lirë, sepse pesë vende të tij – Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja – nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Janjiq shprehet se, nëse Bashkimi Evropian do t’i bindë këto vende që ta njohin Kosovën, atëherë procesit të zgjidhjes së kontestit Kosovë-Serbi do t’i hapej rruga.

“Të jem preciz. Në qoftë se ata [BE-ja] janë seriozë në çfarëdo qoftë, si dhe në vendosjen e përparësive të tyre, ata nga Komisioni Evropian, së pari, duhet të merren vesh me ato pesë shtete. Pra, ‘a e pranojmë ne Kosovën si shtet dhe shoqëri demokratike, sipas parimeve të vitit 1990’? Ato quhen parime për pranimin e shteteve të reja, pra shteteve të reja demokratike në Evropë. Pse nuk po e bëjnë këtë?”, shprehet Janjiq.

Se sprašujete, kako pripraviti okusen obrok brez odvečnih kalorij? Koristne sestavine in preprosti postopki ponujajo rešitev, ki jo velja podrobneje raziskati. večina preplača hitro Jeseni: zakaj pica Pogosta napaka: solata ko zadiši po čokoladni vafljevi torti prerezan hinkali razkrije surovo sredico že milimeter Ko se začnejo hladnejši dnevi, pridejo prav preprosti recepti, ki združujejo poln okus, hranljive sestavine in hitro pripravo brez odvečnega zapletanja.