Roze

Bebe Rexha provokon në imazhet e reja me poza joshëse nga kuverta e jahtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:14 / 8 July 2022

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke shijuar së fundmi pushimet me të dashurin e saj, Keyan Safyari.

Çifti përmes rrjeteve sociale kanë ndarë me ndjekësit e tyre imazhe të përbashkëta, ku shihen në një jaht luksoz duke shijuar çaste të këndshme së bashku.

Rexha nuk la vend për imagjinatë derisa postoi imazhe e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë argjendi.

Artistja dukej vërtet tërheqëse ndërsa shijonte rrezet e diellit dhe pranoi mijëra pëlqime dhe komente pozitive.