Lajme

Bedri Hamza për vdekjen e Haxhi Thaçit: La pas një trashëgimi dashurie për atdheun

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:05 / 17 March 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Hamza tha se ai ka qenë burrë i urtë, fisnik dhe i dashur për të gjithë dhe tha se na la pas një epokë historie dhe një trashëgimi dashurie për atdheun.

“Një burrë i urtë, fisnik dhe i dashur për të gjithë ne, na paska lënë sot. Ndarja nga jeta e Bacit Haxhi është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen Thaçi, por për të gjithë ne që e njohëm nga afër”.

“Ai na la pas një epokë historie dhe një trashëgimi dashurie për atdheun. Baca Haxhi ishte dhe do të mbetet shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë”.

“Në këto momente të dhimbshme, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi. Zoti e pastë mëshiruar Bacën Haxhi dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, shkroi Hamza.

Da fuori, un blog personale sembra spontaneo, ma richiede scelte precise. Vale la pena approfondire come costruirlo. Caffè zuccherato o dolcificante alternativo Il davanzale sempre umido? Ecco Ogni mattina il caffè si raffredda accanto alla tastiera, mentre nascono idee per un blog personale capace di raccontare passioni, dubbi e piccole scoperte.