Lajme

Beqa: PDK-ja do të dalë e para në zgjedhje, VV-ja do të pësoi fiasko

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:34 / 10 January 2024

Paralajmërimet për zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë sipas deputeti të PDK-së, Hajdar Beqa e gjejnë këtë subjekt politik të gatshëm dhe me projekt serioz.

Ai tha se më këtë projekt dhe me listën për kandidatë që do t’i ketë, do të dalë e para me rezultatin më të mirë në zgjedhje.

“Kurti ka hy në një rrugë njëkahëshe. E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. VV-ja ua ka humbur rëndësinë institucioneve me sjellje arrogante. Duhet domosdoshmërisht që Kosova të ketë një platformë të re.”, shtoi Beqa.

Madje sipas tij, partia në pushtet, Vetëvendosje do të pësoj fiasko nëse në Kosovë këtë vit organizohen zgjedhje të reja parlamentare.

“PDK-ja do të garojë për vendin e parë në zgjedhje, me një projekt e kandidatë serioz. Kurti është thirrur nëpër sondazhe se do t’i fitoj të gjitha komunat, por s’i fitoi.”, shtoi Beqa.

Opozita po insiston që vendi duhet të shkojë në zgjedhje gjatë vitit 2024, sipas tyre për të ndalë keqqeverisjen e kësaj Qeverie.

Zgjedhjet e parakohshme nuk i ka përjashtuar as Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që është edhe nënkryetar i LVV-së.

Da fuori, un blog personale sembra spontaneo, ma richiede scelte precise. Vale la pena approfondire come costruirlo. Caffè zuccherato o dolcificante alternativo Il davanzale sempre umido? Ecco Ogni mattina il caffè si raffredda accanto alla tastiera, mentre nascono idee per un blog personale capace di raccontare passioni, dubbi e piccole scoperte.