Lajme

Berisha: Akti më i rëndë, Rama mohon gjenocidin serb në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:41 / 1 June 2022

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka hedhur sërish akuza ndaj mazhorancës atje.

Ai ka thënë se Rama e ka refuzuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të ruajë edhe sovranitetin e Kosovës, si pjesë integrale të Serbisë.

“Refuzimi i rezolutës tone për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë nga vasali i Vuçiqit, Edi Rama, për shkak të ‘Ballkanit të Hapur’ është akti antikombëtar më i rëndë pas dorëzimit të Kosovës te serbët nga Enver Hoxha”.

“Ky akt antishqiptar është përdhosje e shpirtrave të 10 mijë shqiptarëve që u vranë dhe masakruan vetëm në plojën e fundit të Beogradit në Kosovë. Mohimi i gjenocidit është krim i shëmtuar”, ka shkruar Berisha./abcnews.al/