Lajme

Berisha: Belind Këlliçi, bashkëpunëtor i çmuar i imi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:25 / 10 June 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shuar zërat për përplasjet brenda radhëve të partisë.

Në konferencën  e përjavshme për mediat, Berisha e cilësoi Belind Këlliçin një bashkëpunëtor të çmuar të tijin, ndërsa për Evi Kokalarin sqaroi se zgjodhi që të ndjekë karrierën e saj në Partinë Republikane në SHBA.

‘E kam thënë dhe para jush nuk jam në favor të asnjë lobimi as negativ dhe as pozitiv. Por siç e thatë ju vetë unë duhet të jem realist. Sot në kohën e smartphonit varet nga secili.

Këlliçi është një bashkëpunëtor shumë i çmuar dhe ka dhënë kontribut të veçantë në të gjithë ecurinë e PD në përpjekje për rithemelimin. Nuk jam për asnjë lloj lobimi.

Sqaroj se Evi Kokalari ka kontribut të çmuar por ajo vendosi vetë të mos kandidojë dhe të tërhiqet në jetën e saj dhe të ndjekë karrierën e saj në Partinë Republikane me sa di unë’, deklaroi kreu i PD-së, Sali Berisha.