Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh jashtë sallës së Kuvendit se dekreti i Presidentit Ilir Meta për Bajram Begajn, është antikushtetues.
Duke iu referuar ligjit themeltar të shtetit, Berisha sqaroi se Presidenti nuk mund të dekretojë vendime kur ndodhet jashtë Shqipërisë.
“Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kur je jashtë vendit, kryetar shteti është kryetari i Parlamentit. Ky është rregulli i Europës. Nuk e imagjinonim që mund të kishte një shkelje të tillë Kushtetuese. Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të Kushtetutës. Ndaj kërkova ta bëj këtë deklaratë në Kuvend, por zonja Linda që e ka si me çelës Parlamentin, nuk ma dha fjalën. Nuk ka sallë asambleje në botë, përfshirë ajo e OKB, që kur kërkon fjalën për çështje procedure, nuk të jepet fjala, kjo ndodh vetëm në Parlamentin shqiptar, që znj. Lindita e përdor si dyqanin e vet”.