Lajme

Berisha e quan Kurtit ‘komandant të targave’ thotë se nuk e ka mendjen te marrëveshja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:16 / 18 August 2022

Analistja Kimete Berisha ka komentuar takimin e fundit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Berisha e ka quajtur Kurtin si ‘komandant të targave’, ndërsa sipas saj kryeministri aktual i Kosovës është politikani i parë shqiptar që imiton presidentin serb për nga sjelljet.

Reagimi i plotë i saj:

Komandanti i targave!

Evropa e ka zgjedhur lulen më të popullarizuar të funeraleve, Orhidenë e bardhë, për t’a dekoruar tavolinën e bisedimeve mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit.

Orhidea e bardhë simbolizon dashurinë e përjetshme për të vdekurit.

Ndërsa, për të gjallët kishte ofruar sandwich-e dhe Coca-Cola në kanaçe.

Zyra dukej sikur aty pak më parë kishin pushuar punëtorët e krahut të Brukselit, dhe këta ua kishin lënë në gjysmë ushqimin e shpejtë të pauzës së drekës, për ta liruar zyrën për “këta”.

Dukej sikur bisedimet sponzoroheshin nga Coca-Cola, me shumë sheqer.

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuqiç bisedojnë për të ardhmën tonë, pa arritur ta përshëndesin njër-tjetrin.

A mund të pritet marrëveshje nga ata që kanë kaq shumë antipati, urrejtje dhe neveri për njëri-tjetrin, sa që as nuk mund t’i thonë njëri-tjetrit formalisht “mirëdita”.

Të gjithë, pa përjashtim, edhe i padituri më i madh e kupton se nuk ka asnjë shans që Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq të merren vesh për asgjë.

Pra, organizatorët e takimit, ndërmjetësuesit, Evropa, Amerika, të gjithë e dinë që s’mund të ketë marrëveshje mes dy njerëzve që nuk kanë aftësi ta përshëndesin njëri-tjetrin si njerëz.

E, meqenëse e dinë të gjithë se secili takim mes tyre do të dështojë, pse i organizojnë këto takime!

Për ta lodhur, kë?

Për t’ia marrë dy palëve të gjitha adutet dhe për të ardhur në përfundim se urrejtja mes dy vendeve është e përjetshme sikurse dashuria ndaj të vdekurve.

Të zott për marrëveshje nuk janë, por për ta ndezur një Iuftë janë.

Albin Kurti është i frustruar.

E shfrytëzon Aleksandër Vuçiqin për të bërë rivalitet me opozitën e Kosovës.

Nëse nuk merret vesh për asgjë me Aleksandër Vuçiqin, as për të zhdukurit, e konsideron se e bën dallimin me Skënder Hysenin.

Shih ti, çfarë meraku ka – të tregohet më i aftë se Skënder Hyseni.

Albin Kurti nuk e ka mendjen te marrëveshja.

Më përpara dorëhiqet sesa që guxon të merret vesh.

Më shumë ka frikë nga marrëveshja se sa nga Iufta, sepse nga Iufta është i mësuar të distancohet, kurse me marrëveshje nuk është mësuar…marrëveshja kërkon urtësi.

Në vend se të duket dhe të sillet ndryshe nga Vuçiqi, Albin Kurti është politikani i parë shqiptar që e imiton Aleksandër Vuçqiqin, me arrogancë dhe vrazhdësi.

Veç aktrimin nuk ia përvetëson dot: se, Aleksandër Vuçiq sillet aq “VlKTlME”, me gjeste e me shprehje të fytyrës, sa që Borreli në një moment keqardhje ia preku krahun, si “fakirit”.

Kurse, Albin Kurti sillej në Bruksel si sarhosh, thuajse e ka çliruar Kosovën.
Ia preku shpinën Borrelit. Shpina nuk preket.

Aq pozant dhe narcisoid është, sa e “shtyn” bisedimet për disa minuta, derisa të fotografohet.

Që tregon për seriozitetin e madh…

Kush ka kohë të duket “bukur” kur katundi digjet?

A janë “targat” arsye qesharake për ta ndezur një luftë të Re.
Po. Por, historia njeh arsye edhe më qesharake për ta ndezur luftë.
Për një derr desh u bën “kërrsh” Amerika me Britaninë një herë moti – sherri një derri, që u vra me armë.

Taksirati është i fshehur. E zullumi e ka taksiratin afër.

P.S. Më shumë arsye kemi ta nisim një “Iuftë” kundër “Prishtina Parking që ia ka marrë kompetencat Policisë së Kosovës, e
Prokuroria hesht, sesa për targa që hynë e dalin nga Kosova…gajle e madhe se si duken ato targa…