Lideri historik i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur reagimit të ambasadores Yuri Kim, në lidhje me atë që ndodhi në sallën e parlamentit.
Duke folur në ‘Të Paekspozuarit’ në McnTv, Berisha deklaroi se reagimi i saj ishte një pozicion qesharak.
‘Ajo që mund ti them zonjës është, merr fund loja me opozitën kukull. Nuk ka më opozitë kukull’, tha Sali Berisha.
‘Pozicion qesharak i guvernatores, e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit. Merr përsipër të përcaktojë se kush duhet të merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria, dhe se nuk duhet bërë akuza.
Natyrisht ajo që mund ti them zonjës është, merr fund loja me opozitën kukull. Nuk ka më opozitë kukull. Dhe një nga zhvillimet më pozitive të Shqipërisë është kjo. Unë po i përgjigjesha Edi Ramës, që siç e shifni ishte bërë meit kur fliste. Kush e di sa mesazhe ka marrë. Ka krijuar kompleksin.
Ka mundësi të u jetë dhimbsur njerëzve se si është bërë’, – theksoi Sali Berisha.