Lajme

Berisha nga palestra e Sportit në Istog- Si mundet një projekt kaq i rëndësishëm të kthehet në dëshmi të dështimit?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:49 / 26 January 2025

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka ndarë pamje nga palestra e sportit në Istog.

Berisha tha se kjo ‘ëndërr u shkatërrua para se të lindë.’

Tutje Berisha pyet se si ‘mundet një projekt kaq i rëndësishëm, i shumëpritur nga qytetarët dhe sportistët, të kthehet në një dëshmi të dështimit?’

“Istogu është një vatër e pasur me talente në fusha të ndryshme sportive, si futbolli, volejbolli, basketbolli, karateja dhe sporte të tjera. Megjithatë, këta të rinj të talentuar po përballen me mungesën e hapësirave të përshtatshme për të ushtruar hobin e tyre apo për t’u zhvilluar profesionalisht në sportin që duan.Çfarë mund të bëhet për palestrën e sportit në Istog?” pyet Berisha.

Berisha tha se shumë herë janë ndarë mjete për përfundimin e saj por asgjë konkrete deri tani.

“Në Qeverinë Haradinaj i patëm nda 400 mijë euro për ndërtimin e saj, por jo vetëm atëherë, shumë herë janë ndarë mjete me u përfundu kjo. Arsyetohen jo Qeveria, jo komuna, por këtu është korrupsion i pastë. Kjo ka nisë me konsumu vetevten pa u ndërtu hala” përfundoi Berisha.

Postimi i plotë:

Palestra e Sportit në Istog – Një ëndërr që u shkatërru para se të lindë!

Si mundet një projekt kaq i rëndësishëm, i shumëpritur nga qytetarët dhe sportistët, të kthehet në një dëshmi të dështimit?

Vetëm për t’ju kujtuar: KHF Istogu ka qenë kampion i Kosovës në hendboll dhe ka marrë pjesë në gara evropiane. Si mund të mos bëjmë diçka për klube të këtij niveli?

Istogu është një vatër e pasur me talente në fusha të ndryshme sportive, si futbolli, volejbolli, basketbolli, karateja dhe sporte të tjera. Megjithatë, këta të rinj të talentuar po përballen me mungesën e hapësirave të përshtatshme për të ushtruar hobin e tyre apo për t’u zhvilluar profesionalisht në sportin që duan.

Çfarë mund të bëhet për palestrën e sportit në Istog?

Nëse dëshiron të mësosh më shumë rreth fushatës dhe kandidaturës së Bekës, mund ta vizitosh linkun më poshtë:
🌐 https://bekeberisha.com/

#PerKosovenFituese #AAK137 #LejaBekes8 #VotoAAK #Voto8 #BekeBerisha8 #BekeBerisha

Molti blog personali nascono da un'unica idea, ma crescono grazie alla costanza. Vale la pena approfondire il metodo. quel piccolo sintomo ignorato in menopausa Dicono di prepararsi: ecco la data il calore si conserva anche senza Il cervello cambia già a quarant'anni quale frutto scegliere e quanto Sembra colpa del persino le bordure fiorite fermano le erbacce In autunno, cinque razze fedeli Un formaggio, nove anni prima scegliere il dolce che protegge il cuore Quasi tutti confondono i nuovi criteri d'invalidità dopo il caffè otto bicchieri quattro pesci battono Hai questo raro gruppo sanguigno? Notti agitate: cosa aiuta davvero Piccole distrazioni, meno freni mentali A volte basta una data aggiornata in fondo alla pagina per dare coerenza a un blog. Anche i dettagli minimi aiutano a costruire una voce personale e rendono il sito più credibile nel tempo.