Lajme

Berisha rikthehet në PD: Marr përsipër problemet e krijuara nga drejtimi i Bashës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:55 / 25 March 2022

Nga selia e Partisë Demokratike ku shkoi pas rreth tre muajsh, Sali Berisha, bëri thirrje për bashkimin e demokratëve dhe t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Berisha pranoi se Partia Demokratike ka kaluar në një krizë të rëndë.

Por, problemet e shkaktuar nga drejtimi i ish-kryetarit Lulzim Basha që nga shtatori i vitit 2021, Sali Berisha tha se merr përsipër që t’i japë zgjidhje.

“T’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohemi për interesin më të madh të vendit. Sot PD është parti e të gjithë demokratëve, prej saj nuk ka dhe nuk mund të ketë të larguar. Nuk mohohet se partia kaloi një krizë për shërimin e të cilës është në detyrimin e çdo demokrati të kontribuojë. Pas 6 Marsit kam marrë takime të përditshme me kryetarë të degëve të PD, të rretheve të ndryshme të vendit të cilët deri më 6 Mars nuk kanë mbështetur lëvizjen e nisur. Shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin tim se në këto takime kam gjetur angazhimin e tyre të plotë për të kontribuuar në procesin e bashkimit të PD.

I kam siguruar dhe siguroj se çdonjëri prej tyre ka besimin e plotë të Komisionit të Rithemelimit të PD për të kandiduar për çdo post që dëshiron dhe theksoj se statuti i 11 Dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e mandateve të kryetarëve të degëve. Disa prej tyre më kanë shprehur që zgjedhja për kryetarët e degëve të shtyhet nga data 3 në datën 20 Prill.

Unë diskutova këtë çështje në Komisionin e Rithemelimit dhe komisioni ishte plotësisht dakord. Z.Basha ka dhënë dorëheqjen dhe marr përsipër problemet e krijuar nga drejtimi i tij nga Shtatori e këtej. Logoja në mënyrë të padrejtë nuk iu dha Partisë Demokratike. Sot këta faktorë nuk ekzistojnë më, sot PD ka një logo zyrtare të regjistruar në gjykatë, sot PD ka një statut të një Kuvendi më të pashembullt në historinë e saj”, theksoi Sali Berisha.