Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se me zgjedhjen e Bajram Begajt si President nga Edi Rama, s’do të ketë më asnjë balancë midis pushteteve.
Teksa e quan situatën aktuale më dramatike se kurrë, Berisha tha se zgjidhja është shembja e sistemit të kalbur monist që drejtohet nga Edi Rama.
Kreu i PD i bëri thirrje shqiptarëve në emigracion, diasporë dhe vende të lira që të angazhohen për të shpëtuar dheun e tyre nga narkoshteti i Edi Ramës.
“Me zgjedhjen e presidentit u zhduk gjurma e fundit e balancës midis pushteteve. Natyrisht kjo nuk erdhi brenda një dite, monizmin në shqipëri Rama e rivendosi për mentalitetin e etërve të tij, për vendosjen e monizmit përdori terrorin e dhunën shtetërore, bandat, krimin dhe drogën. Bleu votat e njerëzve dhe largoi mbi gjysmë milioni shqiptarë nga vendi.”-tha Berisha.