Lajme

Berisha: Vjedhin natën, e ditën thërrasin rroftë Amerika

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:08 / 28 May 2022

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar theksoi faktin se ‘Shqipërinë e bëjnë shqiptarët’.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se vendi i Shqipërisë është integrimi në BE, ndërsa tha se Amerika është vendi i lirisë dhe vlerave të demokracisë.

‘Zgjidhja është; Brukseli. Ky mision përmbushët kur të qëndrojnë besnikërisht në AND shqiptare, kur të hedhim poshtë këtë përçmim, të gjitha insinuatat, sloganet e atyre të cilët vjedhin natën dhe ditën thërrasin; rroftë Amerika. Plaçkitin natën dhe ditën thërrasin; Rroftë Amerika. Ky është qëndrim më anti-amerikan që mund të mbahet.

Amerika është vend i vlerave të lirisë, udhëheq dhe rrezaton si avokate e lirisë, si mbështetëse e plaçkitësve, ndaj dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Misioni unë është që të konsolidojmë në këtë vend atë që kanë bërë kombet e mëdha.

Këto janë thirrje për të gjithë ju, për të gjithë drejtuesit e PD, nëse nuk duan që të jeni problemi i saj përsëris. Së bashku do ia dalim të realizojmë misionin tonë të shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim, më i keqi, antishqiptari që ka pasur ky vend deri më sot. Rroftë PD, rroftë Partia Demokratike!’, tha kreu i PD-së Sali Berisha në përfundim të fjalës së tij.

Ko zjutraj odpremo hladilnik, hitro opazimo, katere sestavine imamo pri roki. Iz njih lahko pripravimo okusne in hranljive obroke, zato je vredno podrobneje raziskati preverjene ideje za vsak dan. Majhen trik za Presenetljivo je, da lahko že majhna sprememba pri pripravi jedi ohrani več okusa in hranil. Poskusite preproste recepte z veliko zelenjave, stročnic in svežih zelišč.