Lajme

Berisha: Vuçiç kërcënon Kosovën duke mbajtur konfliktin pezull

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:24 / 17 June 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në Forumin e IX-të Global në Baku të Azerbajxhanit se Aleksandër Vuçiç po e mban pezull konfliktin që ka me Kosovën, ndërsa kujtoi zotimin e Presidentit serb në parlament pak ditë më parë.

Teksa kujtoi vizitën e Vuçiç në veri të Kosovës para tre vitesh, Berisha theksoi se ky i fundit e tha haptas se Serbia do të zgjerohet e do bëhet më e madhe

Sipas Berishës, Serbia nuk kërcënohet nga askush ndërsa për furnizimet e saj me armë kineze e ruse, kreu i PD e sheh si shqetësim të madh.

“Tre vite më parë, Vuçiç vizitoi veriun e Kosovës, dhe për tre ditë me radhë në çdo takim u shpreh haptas se Serbia do zgjerohet dhe do bëhet më e madhe”, tha Berisha.

Kreu i PD-së kujtoi se Vuçiç u betua para dy javësh para parlamentit duke u zotuar se do të mbronte sovranitetin e Serbisë përfshirë Kosovën.

“Kjo do të thotë që konflikti të mbahet pezull. Nëse qëndron kështu e mban konfliktin të vazhduar. Por nëse atje shkojnë armë ruse dhe kineze, në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askush, askush nuk e kërcënon Serbinë sot, jam tërësisht i bindur për këtë, mendoj se kjo që po ndodh është shqetësuese”, tha Berisha.

Ai ka shtuar se një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë është thelbësore.