1:37 / 7 June 2022
Çmimet për naftë janë sillen rreth 1.75 euro për litër, kurse për benzinë rreth 1.77.
Kjo është situata sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Pas edhe ngritjeve të fundit të çmimit, ai thotë se s’mund të paragjykohet nëse do të ketë rënie, apo ngritje të reja, pasi që sipas tij lëvizjet janë të mëdha në bursë.
“Çmimet janë të larta për gjendjen ekonomike të cilën e kanë qytetarët tanë, por rritja e derivateve të naftës është duke ndodhur në tërë globin, jo vetëm tek ne”, është shprehur Berjani për KlanKosova.tv.
“Stabilizim të tregut do të kemi pasi të përfundojë lufta Ukrainë-Rusi”.
“Besoj se qytetarët tanë janë duke e kuptuar se rritjen e çmimeve e dikton berza. Kjo ndodhë në tërë botën”.