Lajme

Besnik Tahiri: Kthimi në pikën zero i ligjit të pagave është edhe një mashtrim 365 ditorë i Albin Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:33 / 23 March 2022

Shefi i grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri ka reaguar ashpër ndaj kthimit të projektligjit për pagat në pikën zero, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, ky është edhe një mashtrim i Qeverisë Kurti, meqë  Tahiri  vlerëson se ky projekt ligj ishte premtuar e zotuar se do të sillet në mars në Kuvendin e Kosovës.

“Kthimi në pikën zero të ligjit të pagave është aq sa është një mashtrim 365 ditorë të Qeverisjes së Albin Kurtit, po aq edhe dëshmi për pazotësi dhe arrogancën që Kurti e ka mbi sektorin publikë”, ka thënë Tahiri për Gazeta Blic.

Madje ai ka përmendur këtu edhe sloganin e partisë në zgjedhje te përgjithshme, që tashmë është në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje

“Parulla “Krejt dhe Drejt” paska qenë një “kap votat”e qytetarëve dhe jo për të mbrojtur e zhvilluar të drejtën elementare të një zyrtari publik për një pagë të dinjitetshme në këtë kohë krize”, tha ai.