Të shtunën do të kemi finalen e parakohshme të ”Big Brother Albania Vip 2”, nisur nga beteja ”kokë më kokë” mes Oltës dhe Kiarës. Dy banore që janë bërë pjesë e garës që prej fillimit, më 24 dhjetor. Një betejë e fortë, pasi në çdo sondazh në media online, apo edhe në rrjete sociale, aktorja Olta kryeson dhe ajo duhet të dalë të shtunën.
Edhe artisti Robert Aliaj, i cili ka djalin e tij Kristin banor në “Big Brother Albania Vip 2”, thotë se duhet që të dalë aktorja Olta Gixhari. Sipas tij, ajo si grua ka mohuar gjithçka për lojë, kur edhe vlerësoi Kiarën për profilin fisnik dhe të respektuar që ka treguar këto 3 muaj në Big.
Kë skenar do të ndjekë produksioni? Të dali Olta që populli e voton si kurrë një banor për të dalë, apo Kiarën që ka mbështetje. Çifti shkon në finale dhe fiton Luizi. Ky është skenari më i pastër dhe i drejtë, një popull e ka treguar prej 3 muajsh që fitues do Luizin, dhe ai finalen e do me njeriun e zemrës, me Kiarën. Nëse del Ola, bie puna mujore për të mbajtur Oltën në lojë dhe në qendër të saj si një lojtare të fortë nga ana e produksionit. Dikush do të bëhet ”kurban”, puna e produksionit, ose fenomeni.
Sondazhi te Telegrafi në Kosovë, ku 71% duan Oltën jashtë.