Lajme

Binomi serb Rama-Vuçiq dhe Albin Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:51 / 29 October 2022

NGA: SULEJMAN MEHAZI

Çfarë u bë me Ballkanin e hapur të Edi Ramës, ku mbeti e vajti? Shumica e naivëve me mendje të kurdisura Barbi thonin se Edi Ramë Adidaska është politikan i niveleve evropiane për shkak se u lidh me urrejtësin e Albin Kurtit, Vuçiqin e Ballkanit të hapur serbe-ruse.

Eh more Ramë këmbëgjati, nuk bëhet politikë me gjeste fëmijësh, me veshje adidaskash e me veshje qesharake, priftërish e të varfërish, po me principe të forta politike në stilin e Albin Kurtit, që me targat jo që ka çmendur Serbinë, por ka zgjuar nga gjumi e ka sikletosur edhe BE-në e SHBA-në. Veprimet serioze politike të, Albin Kurtit, Kosovën e  kanë bërë kërthizë ballkanike e evropiane të luftës dhe paqës.

Nëse duan paqe të BE-së, ja paqja në Kosovë, nëse duan luftë të BE-së, ja lufta në Kosovë, aq sa kryeministri i Kosovës, Kurti, politikisht BE-së ju ka dhuruar dy bakshishe zgjedhjesh, pavarësinë e plotë të Kosovës, apo luftën ruse brenda Evropës?! Albin Kurti topin e luftës dhe paqës ua ka hudhur shteteve perëndimore të cilët një liberalizim të thjeshtë nuk ju japin qytetarëve të Kosovës. Rroftë SHBA-ja e Kosova!

Loja politike e Kurtit me Vuçiqin me rastin e dokumenteve personale ishte fitore e Kurtit me 1-0, me targat serbe do bëhet 2-0 për Kurtin. Kryeministri i Kosovës do ua shuajë karrierën politike klyshave të Millosheviqit, po dhe Edi Ramës.

Vu de l'extérieur, un restaurant semble souvent improviser ses plats avec aisance. En réalité, chaque recette repose sur des choix précis, qu'il vaut la peine d'examiner de plus près. Pourquoi mon café turc devient-il trop Les conseils des proches ne fonctionnent pas toujours, surtout en cuisine. Pour réussir une recette de restaurant ou de café, mieux vaut goûter au fur et à mesure et ajuster les saveurs avec patience.