Lajme

Brenda takimit në kryeministri me veteranët: Kurti nuk pranon asgjë pa u pastruar listat

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:51 / 17 June 2022

Burimet e Albanian Post brenda takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është duke vazhduar tash e një orë e gjysmë, bëjnë të ditur se i pari i ekzekutivit nuk ka ndryshuar pozicion për sa i përket çështjes së veteranëve, pa u pastruar listat.

Ngurtësia e Kurtit në raport me veteranët ka vazhduar edhe sot, i cili thuhet të ketë thënë se veteranët nuk do të mund të përfshihen në ligjin për pagën minimale, pa u pastruar fillimisht listat.

Sipas burimit në takimin që po vazhdon ai nuk ka pranuar asnjë propozim nga veteranët.