Warning: file_get_contents(168430090): Failed to open stream: No such file or directory in /home/u637004634/domains/sot-news.com/public_html/wp-content/plugins/security-malware-firewall/inc/fw-update.php on line 436
Bunjaku: Në qeverinë Kurti nepotizmi është në kulm, ndërsa korrupsioni po lulëzon | SotNews

Lajme

Bunjaku: Në qeverinë Kurti nepotizmi është në kulm, ndërsa korrupsioni po lulëzon

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:28 / 15 July 2022

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku tha se me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet nepotizmi është në kulm.

Gjithashtu, ajo tha se në Qeverinë Kurti korrupsioni është duke lulëzuar.

Kurti asnjë premtim që e ka dhënë gjatë fushatës nuk e ka mbajtur. Ai u ka bërë akuza partive të tjera duke u thënë atyre se “familjarët janë vetëm për dasma, e jo për vende të punës”. Ndërsa, tani të gjitha bordet janë me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë të afërmit e tyre dhe nepotizmi është në kulm në Qeverinë Kurti. Sa i përket korrupsionit, LDK tërë kohën po e lufton korrupsionin. Mirëpo, korrupsioni është duke lulëzuar në Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ajo në Tëvë1.

Bunjaku tha se kryeministri Kurti ka ardhur me një shpresë të madhe për qytetarët, e që sipas saj kjo shpresë e madhe u kthye në dëshpërim për popullin e Kosovës.