2:33 / 11 October 2022
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka thënë se Qeveria Kurti nuk di të qeverisë me shtetin.
Ajo në Prime Time, ka thënë se kjo qeveri, as nuk po di, e as nuk po punojnë, raporton Gazeta10.
Nuk ja kanë haber për me udhëheqë shtetin, janë bë afër dy vite edhe po sillen si praktikanta, praktikantat janë nga gjashtë muaj, si të kalojnë gjashtë muaj nuk je më praktikantë. S’di si ta emëroj këtë Qeveri Kurti, se as nuk po dijnë, as nuk po dëgjojnë, po as nuk po punojnë”, ka thënë ajo./Gazeta10