Lajme

Bytyçi krahason Osmanin dhe Kurtin: Gara mes tyre dikur shumë e ngushtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:42 / 4 May 2026

Muhamet Bytyçi, njohës i çështjeve politike, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka analizuar situatën politike në vend, përfshirë edhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai ka krahasuar fuqinë politike të Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

“Kur ka garuar Vjosa Osmani në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës përballë Kurtit, rezultatet kanë qenë shumë të përafërta, ka qenë një rezultat shumë i ngushtë”, ka thënë ai.

“Sigurisht që atë fuqi Vjosa Osmani nuk e ka më për shkak të shumë zhvillimeve që kanë ndodhur, mirëpo faktori Vjosa Osmani mendoj që është shumë i rëndësishëm në këtë betejë. Por, për mendimin tim, rikthimi në LDK do të ishte një zgjidhje e shpejtë dhe produktive, për shkak se do ta shfrytëzonte infrastrukturën e LDK-së si parti me një bazë të gjerë dhe një histori të saj, por edhe relacionet që kjo i ka pasur me LDK-në, sepse rrugëtimi i saj me LDK-në ka qenë më i gjatë se me Lëvizja Vetëvendosje apo Listën Guxo”, ka thënë ai.