10:45 / 11 October 2022
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi e ka quajtur të dështuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Bytyqi këtë e ka bërë derisa ka komentuar videot e publikuara nga LVV-ja, e cila fajëson opozitën për krim, korrupsion e kapje të terminaleve doganore, raporton Gazeta10.
“Po e shohim që VV-ja po e sheh vetën më shumë si opozitë sesa pozitë…,Me këto vidoe po i tregon dështimet e veta rreth qeverisjes së vet, kurrgjë tjetër”, ka deklaruar ajo.