Lajme

“Çdo gjë jashtë jetës së burrit dhe gruas nuk është martesë”, Duda Balje kundër komunitetit LGBTIQ+

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:59 / 9 June 2022

Duda Balje, përfaqësuese e pakicës etnike boshnjake në Kuvend, vazhdon të përdor gjuhë diskriminuese ndaj një pjese të shoqërisë kosovare.

Deputetja Balje bën pjesë në grupin e deputetëve, të cilët janë deklaruar kundër të drejtave të komunitetit LGBTQI+.

Se është kundër orientimit seksual të tjetrit, Balje e ka treguar edhe sot, pas ecjes së krenarisë, në Prishtinë.

Balje në një postim në Facebook i ka dhënë vetës kompetencë të flasë për funksionimin e familjes, që sipas saj, pasqyrohet me bashkëjetesën e një çifti heteroseksual.

“Funksioni biologjik i familjes pasqyrohet në bashkëjetesën e burrit dhe gruas, plotësimin e nevojave emocionale, riprodhimin, d.m.th. në lindjen dhe rritjen e një brezi të ri, pra zgjatjen e llojit njerëzor”.

Balje, ka vetëkonstatuar se çdo gjë jashtë jetës “burrë e grua” nuk është familje.

Postimi i plotë në facebook:

NE EMER TE FAMILJESFamilja është qeliza bazë shoqërore dhe si një nga grupet shoqërore më komplekse, më të vjetra dhe më të qëndrueshme.

Familja është një grup biologjik dhe edukativ. Është përmbajtja e tij themelore sociale që nga fillimi e deri në kohët moderne.

Funksioni biologjik i familjes pasqyrohet në bashkëjetesën e burrit dhe gruas, plotësimin e nevojave emocionale, riprodhimin, d.m.th. në lindjen dhe rritjen e një brezi të ri, pra zgjatjen e llojit njerëzor.

Cdo gje jashte kesaj nuk eshte familje dhe cdo gje jashte jetes se burrit dhe gruas nuk eshte MARTESA, quajini si te doni ndryshe por martesa dhe familja JO!

U IME PORODICEPorodica je osnovna društvena ćelija i kao jedna od najsloženijih, najstarijih i najtrajnijih društvenih grupa.

Porodica je biološka i edukativna grupa. To je njena osnovna društvena sadržina od postanka do najnovijeg vremena.

Biološka funkcija porodice, ogleda se u suživotu muškarca i žene, zadovoljavanju emotivnih potreba, reprodukciji, tj. u rađanju i odgoju nove generacije, odnosno produžavanju ljudske vrste.Sve van ovog nije porodica i sve van zajedničkog života muškarca i žene nije BRAK, zovite ih kako god hocete drugačije ali brak i porodica NE!