Lajme

Chollet, pasi u takua me Osmanin: Kemi përkushtim të madh drejt sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:45 / 30 April 2022

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar për takimin që mbajti më presidenten kosovare, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në SHBA.

Ai tha se temë e takimit mes tyre ishte partneriteti mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe zotimi i fuqishëm i SHBA-së për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës.

“U takuam sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe diskutuam për partneritetin tonë të qëndrueshëm dhe zotimin e fuqishëm të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, mbështetjen e Kosovës për refugjatët afganë dhe Samitin për Demokraci”, ka shkruar ai.

Përkushtimin amerikan për integritetin e Kosovës, Chollet ia ka thënë edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me të cilin pati një takim dje. Me Kurtin ai ka folur edhe për progresin e dialogut Kosovë-Serbi dhe të ardhmen evropiane të Kosovës.