Lajme

Cili është mesazhi i vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:50 / 10 July 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të mbahet Samiti i NATO-s ku shënohet 75 vjetori i kësaj organizate.

“Me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, kam udhëtuar për në Washington D.C., për të marrë pjesë në aktivitete që mbahen në kuadër të Samitit të NATO-s, me të cilat shënohet 75 vjetori i kësaj organizate, e që i dedikohen agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. NATO është aleanca që na shpëtoi nga shfarosja dhe aleanca me të cilën do të përcaktohet fati i paqes dhe sigurisë për kontinentin tonë e më gjerë”, ka shkruar Osmani.

E këtë vizitë po e quan jetike për Kosovën anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi.

Image

Luan Gacaferi

“Vizita e Vjosës në ShBA është dhe mbetet jetike për Kosovën dhe raportet Kosovë – ShBA Vjosa ishte, është dhe mbetet jo vetëm urë lidhëse e marrëdhënieve Kosovë – ShBA por edhe është garanti i marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-ve!”, shprehet Gacaferi për “Bota sot”.

Ai thotë se Vjosa Osmani po jep një mesazh të qartë me vizitën e saj në SHBA në kuadër të Samitit të NATO-s.

“Vizita e Vjosës në ShBA para samitit të NATO në Washington është jetik për Kosovën, sepse zonja Osmani e dërgon mesazhin e qartë se Kosova është faktor stabiliteti në Ballkan dhe jo vetëm! Sikurse në të njëjtën kohë i bënë me dije shtetet e NATO-së, se Kosova është e rrezikuar nga qëllimet serbo – ruse për të destabilizuar rajonin e kështu të hapet edhe një front tjetër i luftës në jug të Evropës e qe i shkon shumë për shtati Putinit!”, shton Gacaferi.

“Prandaj vizita e zonjës Osmani ka për qëllim sensibilizimin e shteteve të NATO-së, qe rajoni mos të lihet në harresë edhe përkundër shumë problemeve tjera qe ka Evropa dhe ShBA në pjesët tjera të botës dhe në veçanti në Ukrainë”, përfundon për “Bota sot”, anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi.

Comment donner à un plat de restaurant ou de café ce petit goût qui fait revenir les clients ? Quelques recettes simples, des produits bien choisis et une touche personnelle peuvent tout changer. Le sujet mérite d'être approfondi. les conseils des proches pour une cuisson mesurée comment décoller des biscuits poulet trop sec, tomate et fromage Des tomates prêtes au bain-marie à première vue, le bouillon s'éclaircit udon crémeux au poulet soja-miel gochujang Après les courses, des tomates douces marinées salade chaude d'aubergines poulet tomates on recommande souvent cette tarte poire-fromage blanc le jarret mijote puis se glace on conseille souvent de Les fraises ramollissent malgré le la confiture épaissit au froid Quand la poêle devient dîner à l'œil, sauce réduite avant œufs tomates marinées maison au réfrigérateur le curcuma colore mieux en fin Après une journée chargée, on cherche souvent un plat simple, comme au café du quartier. Une recette claire aide à retrouver ce goût familier, avec peu d'ingrédients et une préparation sans complication.