Gazetari Çim Peka thotë se Sali Berisha kur i futet një gjëje, e çon deri në fund dhe nuk bën pazare si Lulzim Basha.
Ndaj sipas tij, ëshstë trembur edhe Edi Rama dhe po e sulmon Berishën.
“Problemi është se si zoti Berisha tanimë gjithë skeptikët brenda grupit parlamentar por dhe skeptikët nga shoqëria civile, skeptikët nga hapësira mediatike nga akademikët, duhet t’i bashkojë për t’i bindur se ky njeri është vërtetë alternativë fituese.
Sepse sot shqiptarët nuk duan Ramën, problemi është se akoma nuk kanë gjetur personin që i bind se e mund Ramën. Kaq gjë e thjeshtë është!
Zoti Berisha tashmë i fitoi të gjitha betejat por s’ka fituar betejën me veten. Kjo është betja më vështirë e tij.
Shikoni sa interesante është! Disa herë Berisha thotë ‘unë jam Sali Berisha’. Ne nuk e dimë që ai është Sali Berisha? E dimë. Por çfarë bën zoti Berisha?!
E shkëput individin Berisha nga historia ‘Sali Berisha’, kur thotë unë jam Sali Berisha, njerëzit kanë parasysh, që ky njeri kur i futet diçkaje e çon në fund, që ky njeri pazar me parimin nuk bën, ky njeri pazar me pushtetin nuk bën dhe ky njeri nuk shantazhohet.
Pasi i ka thënë të gjitha këto, me një fjalë ‘Sali Berisha’ që e personifikon, pastaj ofrohet si politikani Berisha që ka një alternativë për të mundur zotin Rama. Kjo është beteja më e vështirë e Sali Berishës, pra është beteja me veten. Sa do ja dalë ta shikojmë.
Të tjerat ky njeri ka treguar se i fiton gjithmonë, betejën me veten të shikojmë sa do e fitojë”, shprehet Peka.