Lajme

Çitaku: Asociacioni të themelohet sipas vendimit të Kushtetueses, as më pak as më shumë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:15 / 13 November 2022

Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, lidhur me Asociacionin ka thënë se ai duhet të formohet bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Në këtë pikë, ne nuk jemi si kryeministri Albin Kurti që i ndryshon qëndrimet, ne jemi konsistent.

PDK beson që Asociacioni duhet të formohet bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. As më pak e as më shumë. Ajo çfarë duhet të kemi kujdes është krijimi i ndonjë mekanizmi që do të krijonte një nivel të tretë apo të ndërmjetëm të pushtet”, ka deklaruar ajo për Gazetën Blic.

Çitaku, vlerëson se tensionet aktuale e kanë kthyer gjendjen në veri më shumë se një dekadë prapa.

Çitaku, duke u thirrur në çështjen e targave, vendimin për të cilën kryeministri Kurti vazhdon të këmbëngul se nuk do ta shtyjë, ka thënë se Kosova duhet të koordinohet me miqtë e saj, pasi “nuk e ka luksin të humb aleanca”.

“Gjendja në veri është kthyer më shumë se 1 dekadë prapa. Çdoherë duhet të koordinohet me miqtë, është dashur të ndiqet këshilla e tyre për targat deri në arritjen e marrëveshjes finale. Kosova nuk e ka luksin të humbë aleancë, përkundrazi duhet t’i fuqizojë ato dhe të krijojë aleanca të reja”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka theksuar se kryeministri Kurti duhet të jetë më i kujdesshëm në raport me ShBA’në, dhe se bashkëpunimi me ta nuk është nënshtrim.

“Shpresoj që kryeministri Kurti të bëhet më u kujdesshëm. Bashkëpunimi me SHBA-të nuk është nënshtrim. Kurti nuk e përfaqëson vetëm vetveten dhe vetëm partinë e tij por të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo.

Po dolgem dnevu hitro pripravimo preprost obrok, ki nas nasiti. Vredno je podrobneje spoznati zdrave recepte za vsak dan. na kruhu je to bolj marmelada Pogosta napaka je, da pri kuhanju zanemarimo razmerja. Z nekaj svežimi sestavinami lahko pripravimo okusen obrok, ki nas tudi nasiti.