Lajme

Çitaku ia kujton Osmanit e Bislimit: Edi Rama u zgjodh tri herë radhazi kryeministër nga shqiptarët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:49 / 12 June 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar rreth raportimeve për “raporte të ftohta” mes udhëheqëseve të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, preferencat personale duhet të pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror, duke shtuar se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohshëm, shkruan lajmi.net.

“Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me rradhë.Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror. E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeminiatrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera”, ka thënë pos tjerash nënkryetarja e PDK-së.

Tutje, Çitaku vijon duke thënë se ajo vetë ka qenë dëshmitare në shumë situata jo të lehta për Kosovën, ku Edi Rama i ka dhënë mbështetje Kosovës, madje, siç e cilëson Çitaku, shpesh herë kjo mbështetje e të parit të qeverisë së Shqipërisë ka ardhur me më shumë elokuencë se sa nga politikanët kosovarë.

“Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet. Pastaj, është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarsinë tonë. Mos krijoni gogola. Mos krijoni armiq të paqenë”, ka shtuar Çitaku.

Përndryshe, gjatë ditë së djeshme në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP), kanë ndarë një tryezë të përbashkët liderë të ndryshëm evropian, përfshi këtu edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Një detaj që morri vëmendje të madhe, ishte momenti kur Osmani publikoi fotografi nga kjo tryezë, nga ku duket sikur Osmani, preu pak njërën fotografi që të mos vërehet edhe Rama.