Lajme

Çitaku: Kurti në Zvicër bën shqiponjën e në Kosovë bordi i AKP-së shpall valën e re të privatizimeve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:52 / 26 May 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur papërgjegjësi që kryeministri Kurti nuk gjendet në Kosovë që 3 javë rresht, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ai në Zvicër ka vizituar një fabrikë të çokollatave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje, ndërsa që në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve.

Postimi i saj i plotë:

E paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjëshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës.

Sot e paska vizituar një fabrikë të çokollatave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje.

Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti.

Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve ( kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë).