Lajme

Çitaku: Përpjekjet e Kurtit për presidentin, joserioze dhe për konsum medial

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:48 / 15 April 2026

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi në “Pressing” në T7 se Albin Kurti ka tentuar ta përfshijë PDK-në në “lojën e emrave” për çështjen e presidentit, por, sipas saj, se përpjekjet e deritanishme kanë qenë joserioze dhe pa përmbajtje reale.

Sipas saj, takimet e Kurtit për presidentin kanë pasur më shumë efekt mediatik sesa politik dhe nuk pritet të japin rezultat. “z.Kurti është munduar që PDK-në ta fus në lojën e emrave”“kanë qenë përpjekje joserioze sa për konsum medial, pa asnjë rezultat…Janë të destinuara të dështojnë”, tha Çitaku referuar takimeve të Kurtit për presidentin.

Çitaku tha se PDK-ja ia ka bërë të qartë Kurtit, përmes komunikimit me Bedri Hamzën, se këtë proces e trajton me seriozitet dhe nuk pranon të bëhet pjesë e një simulimi politik.

“Ne ia kemi qartësuar në komunikimin që Hamza ka pas me Kurtin, që ne si PDK këtë proces e trajtojmë shumë seriozisht dhe ne nuk duhet të hyjmë në një lojë të simulimit të një procesi politik pa asnjë përmbajtje…”

“Ne nuk i kemi ikur asnjë takimi, kemi bërë përpjekje që vendit t’i japim institucione”, tha ajo.