Lajme

Çitaku: Të zbardhet afera e ambasadorit Berishaj, ai të kthehet menjëherë nga detyra

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:04 / 31 May 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar edhe një herë nga krerët e institucioneve kosovare që të mos e marrin në mbrojtje ambasadorin Martin Berishaj, por t’i hapin rrugën drejtësisë që sa më parë të zbardhet e vërteta e aferës në të cilën u tha se është përfshirë.

Çitaku ftoi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti që të reagojnë politikisht dhe në mënyrë institucionale për shkarkimin e tij.

“Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur mediat sllovene kanë publikuar lajmin i cili përfshinte ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në një skemë të dyshimtë të shpëlarjes së parave dhe transaksioneve të dyshimta. Pas një amnistimi të menjëhershëm që iu bë ambasadorit Berishaj nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Ministria e Jashtme – tash e më se një muaj mbretëron një heshtje shurdhuese. Asnjë deklaratë, asnjë njoftim, asnjë fjalë në lidhje me këtë skandal rajonal të përfaqësuesit më të lartë të Kosovës në Kroaci”.

E dyta e PDK-së, në një konferencë për media, ka thënë se shumë pyetje të cilat janë ngritur duhet të marrin përgjigje menjëherë.

“Si i është dhënë shtetësia ambasadorit Berishaj me urgjencë të jashtëzakonshme? A ka marrë agjencioni kosovar kundër korrupsionit ndonjë veprim? Prokuroria e Kosovës, a kanë inicuar masa për deklarimin e rrejshëm të pasurisë nga Ambasadori Berishaj? A ka treguar ambasadori Berishaj se ku kanë shkuar 600 mijë euro të cilat i ka tërhequr përmes biznesit të tij të padeklaruar? Heshtja dhe mosveprimi politik institucional nga krerët e shtetit të Kosovës është marrje në mbrojtje e ambasadorit Berishaj”, ka thënë Çitaku.

Çitaku i ka kërkuar presidentes dhe kryeministrit që të mos sillen as si prokurorë e as gjyqtarë – por të marrin hapa politikë dhe institucionalë dhe ta kthejnë ambasadorin Berishaj nga detyra.

“Në një kohë kur institucionet e Republikës së Kosovës dhe diplomacia e jonë dështoi ta fuste Kosovën në agjendën e Këshillit të Evropës, në vend se bartësit e institucioneve tona të jenë të angazhuar për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion, ata po merren me marrjen në mbrojtje të ambasadorit Berishaj, personit të cilin e kanë përzgjedhur vet. Fshehja dhe mbrojtja e këtij skandali nga zyrtarët tanë më të lartë shtetërorë, nuk do të ndihmojë Kosovën në agjendën e saj evropiane – përkundrazi, do ta minoj rrugën tonë të integrimit”.

Në fund, ajo ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjithë mekanizmat institucionalë dhe parlamentarë për të siguruar se e vërteta do të zbardhet.

Esiet gatavi atklāt jaunas idejas un padomus par mājas labiekārtošanu, ceļojumiem un ēdieniem ar mūsu jaunajiem rakstiem! Mēs piedāvājam praktiskus padomus, kā ietaupīt laiku un naudu, izmantojot vienkāršus trikus un līdzekļus, kā arī gardus receptes un padomus par dārzeņu audzēšanu savā dārzā. Apskatiet mūsu resursus, lai iegūtu vērtīgu informāciju, kas palīdzēs jums izbaudīt dzīvi vēl vairāk! Uzziniet jaunas idejas un iedvesmu mūsu lapā! SLEPENIE VĀRDI 'LION' UN 'SPIRIT': MAZGA LAIKĀ Mīkla, kas iepriecina ģēnijus: jums 21 sekundē jāatrod grila Ģeniāla mīkla: atradi savu bērna īsto tēvu 5 Robots sasnieg pasaules Burvīga optiskā ilūzija: vārdu "burgeris" atrast 6 sekunžu IQ tests: vai esat Ābolu meklēšana starp tomātiem: ātri un neierastā mīklā 35 vārdu sarežģītā puzzle spēle: atrasti Kokosrieksta meklētājs: sarežģīta puzzle spēle Ārzemnieku kāzās: ātrs IQ tests 9 sekundēs Mīļākie un gudrākie: atradīsiet suni 6 sekundēs Gudra optiskā ilūzija: Jums ir ērgļa Tikai asākās acis Jauna interneta mīkla: tikai gudri cilvēki spēj atrisināt šo ilūziju LOCK: uzdevums ģēniem 10 sekundēs Ģeniāli jāpanāk: atrodi hameleonus 9 Kā pārvarēt sarežģītības un atrisināt vienkāršu problēmu: Radzi izaicinājumu un Gudrie ģēniji atradīs vārdus "līdakas" IQ tests Pārsteidzoši un noderīgi dzīveshaki, gardi ēdieni un noderīgas raksti par dārzu - viss vienā vietā! Izpētiet mūsu jaunākos rakstus, lai uzlabotu savu ikdienu un iegūtu jaunas idejas dārza darbos. Turpiniet lasīt, lai iegūtu jaunas atziņas!