Lajme

Çka ndodhi me Instagramin e Luizit? Rrjetet sociale “vlojnë” nga teoritë, dyshime për keqpërdorime

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:54 / 21 March 2023

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot me profilin e Instagramit të konkurrentit të “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejlli.

 

Profili në Instagram nga sot më nuk e ka emrin e tij, por të motrës së Luizit. Në një sqarim që u publikua në këtë llogari, u tha se kjo ka ndodhur për shkak të “sulmeve ekstreme”, andaj është parë e arsyeshme që ai të merret nën menaxhim nga familjarët e këngëtarit, shkruan lajmi.net.

Një transformim i tillë, i papritur i profilit me mbi 630 mijë ndjekës i profilit të Instagramit të Luizit, ka ngjallur reagime të ashpra në rrjete sociale, ku edhe janë hedhur teori mbi atë që mund të ketë ndodhur.

Një nga to, është se kinse Luizi ka kërkuar që faqja e tij të menaxhohet nga familja ose nga personi që ia drejton partneres së tij, Kiara Tito llogarinë në Instagram. Kjo, sipas kësaj teorie që është hedhur në Twitter, që pretendon se mbështetet në një bisedë me motrën e Luizit, Inën, është refuzuar nga Top Channel, që gjithnjë sipas kësaj teorie të pakonfirmuar ka marrë një nënshkrim të Luizit duke e vënë atë në obligime për t’ia menaxhuar Instagramin.

Një tjetër teori, thotë se Luizit i është ofruar menaxhim imazhi nga produksioni, në një marrëveshje ku ai do të përfitonte 10 mijë euro në muaj, teksa pjesën tjetër do ta merrte Televizioni. Kjo, është teoria e dytë që thuhet të jetë arsye pse Instagramit të Luizit i është ndryshuar emri dhe fotografia.

Një tjetër teori që ka dalë në opinion, është ajo se Luizit sonte nuk i janë dërguar as rrobat nga sponsorët e tij.

Sidoqoftë, përderisa këto teori mbesin të pakonfirmuara, Instagrami i Luizit siç duket është “rënie të lirë” pasi që që nga ndërrimi i emrit, atij i kanë humbur mbi 4 mijë ndjekës.