Lajme

“Çka nëse prindërit çohen në grevë me ja’u hjek mësimdhënëseve ka 100 euro prej rrogës për dëmin që po ua bëjnë fëmijëve”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:30 / 23 September 2022

ava e tretë e shtatorit në Kosovë po përmbyllet me qindra mijëra nxënës jashtë shkollave, me sindikalistë të arsimit që nuk heqin dorë nga greva dhe me Qeverinë e vendit që kërkon fillimin e mësimeve.

Derisa nga Qeveria e Kosovës thonë se kanë bërë hapa para, duke përmendur edhe ndarjen e shtesës prej 50 euro për punëtorët e sektorit publik, nga SBASHK-u kërkojnë 100 euro deri në miratimin e Ligjit për paga.

Në tërë këtë situatë nxënësit e sektorit publik kanë mbetur jashtë bankave shkollore, derisa është viti i tretë që procesi mësimor nuk është i rregullt, fillimisht për shkak të pandemisë dhe tash për shkak të grevës.

Aktivistja e shoqërisë civile, Blerina Krasniqi ka reaguar në lidhje me grevën në arsim që po mbahet nga SBAShK-u.

“Çka nëse prindërit qohen në grevë me ja u‘ hjek mësimdhansave ka 100 Euro prej rrogës për damin që po u’a bajnë fmijëve?!” ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kujtojmë se sot SBAShK-u përmes një komunikate ka njoftuar se ka marrë mbështetje të fuqishme nga Sindikata e mësuesve të Amerikës.

Sindikata e mësuesve të Amerikës(AFT) numëron 1.7 milionë anëtarë dhe ka shprehur mbështetje për SBASHK-un lidhur me kërkesat e tyre.

“Në emër të 1.7 milionë anëtarëve të AFT-së, ne mbështesim mësuesit e Kosovës dhe përpjekjet e sindikatës suaj për paga, respekt dhe njohje. Jemi të nderuar që bashkëpunojmë me SBASHK-un dhe me krenari e vlerësojmë shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj anëtarësisë suaj. Në këto kohë të jashtëzakonshme, ndërsa qeveritë në të dyja vendet tona vazhdojnë të shtyjnë ngarkesa më të mëdha të punës arsimore, por ofrojnë më pak burime, ne refuzojmë të lejojmë që mësuesit të fajësohen për një krizë ekonomike që ata nuk krijuan. Mësuesit – dhe motrat e vëllezërit e tyre të sektorit publik janë shpirti i komuniteteve të tyre, dhe ata meritojnë të drejtën për paga të drejta, vlerësim më të madh dhe mirënjohjen tonë. Ne e dimë se në ditët në vazhdim, anëtarët e SBASHK-ut do të mbrojnë të drejtat e tyre, dhe ne qëndrojmë me ju në solidaritet të plotë”, është shprehur në letrën mbështetëse në emër të gjithë anëtarësisë së kësaj sindikate kryetarja e AFT-së, Randi Weingarten”.

Përveç mësimdhënësve, në grevë, nga 25 gushti, janë edhe punëtorët e administratës publike, si dhe shërbyesit civilë në institucione lokale dhe qendrore, të cilët kanë të njëjtat kërkesa.

Da fuori, un blog personale sembra spesso un diario aperto, ma dietro la sua spontaneità richiede scelte precise su tono, ritmo e presenza online. Vale la pena approfondire il tema. dai primi giochi, anche il piatto conta: 5 cibi longevi usare troppo olio di ricino guida dermatologica dormire un'ora in più nuoce al cuore Nella vita quotidiana, segnali d'infarto da riconoscere Il detox degli amici: anche il divorzio si festeggia macchie o si crede che il quale parte del corpo il piccolo diradamento aiuta Trascurare l'aria in camera danneggia la salute a tradire il Svegliarsi alle tre dipende come preparo un buon pranzo scolastico? cosa rivelano le il dettaglio dei cicli da 90 minuti la fame cambia dopo otto settimane le carote cotte favoriscono l'assorbimento Cosa mangiano i Quali alberi attecchiscono meglio in autunno? quando serve, krasnogorsk offre cura e serenità quando la teglia resta unta, prova questo in autunno, quando la scrittura segnala problemi consiglio degli amici: succhi detox il sodio dei Il salvadanaio finì in sei interventi mortali anche l'autunno scatena Un cambio d'abitudini svela il possibile tradimento sembra poco, rafforza le difese cosa si accumula nel letto? Ignorare la muffa dell'uva: cause e Consigli degli amici? Ecco cinque pani salutari quando la pressione alta sembra inspiegabile come ti risponde: in autunno, Dolore: denti La mia urina segnala problemi in autunno: meglio mele o uva come eliminare macchie e odori naturalmente Anche un dettaglio trascurato, come la data di aggiornamento, può cambiare la percezione di un blog. Cura coerenza, ritmo e tono per rendere il sito davvero personale.