Lajme

“Çmenduri dhe e turpshme”, Rama: Qytetarët e Kosovës po mbahen peng, nën diktaturën jugosllave udhëtonin kudo

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:22 / 23 June 2022

Kryeministri Edi Rama përmendi në konferencë për shtyp edhe çështjen e vizave me Kosovën.

Për kreun e qeverisë shqiptare, qytetarët e Kosovës “po merren peng, duke mos u lejuar që të lëvizin lirisht në Europë”.

“Ishin nën diktaturën jugosllave dhe mund të udhëtonin. Shkonin dhe punonin kudo. Që kur u liruan, çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng. Kjo është çmenduri, kjo është e turpshme dhe njerëzit duhen lejuar që të lëvizin lirisht”, deklaroi Rama.