Lajme

Nuk kalon projektligji për tërheqjen e Trustit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:53 / 23 June 2022

Kuvendi nuk ka kaluar projektligjin për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti.

Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenoi, njofton Klankosova.tv.

Kundër këtij projektligji votuan shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me ata të PDK-së, LDK-së e AAK-së që votuan për.

Në fjalimet e sotme, pati debat mes pozitës e opozitës për këtë projektligj.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur kundër Projektligjit për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, duke thënë se si Qeveri besojnë se problemi nuk zgjidhet duke rrënuar sistemin pensional të vendit.

“Pensionet nuk janë për tash, por për kohën kur të plakemi, atëherë kur të hyjmë në pleqni. Nuk mundemi që një problem të përkohshëm tani të zgjidhim me rrënim të së ardhmes sonë. Nuk mund të lejojmë që edhe ta humbim të ardhmen edhe të mos e fitojmë të tashmen”, tha Kurti.

Ndërkohë iniciatori për këtë projektligj, Bekim Haxhiu, pak para votimit, i tha bëri thirrje deputetëve që të votojnë pro këtij projektligji, duke u shprehur i bindur se kjo është një ndihmesë në kohën e krizës