6:03 / 2 June 2022
Agron Shehaj: Nëse ka ende persona që mendojnë se PD-ja do të shkojë e përçarë tek zgjedhjet lokale, e ka gabim. Unë do të punoj, do të mundohem, ne do të punojmë, do të bëjmë çmos që Partia Demokratike të bashkohet. Do të punojmë që grupi parlamentar i PD-së të bashkohet, që Kryesia të bashkohet.
Çim Peka: A ka lojtarë brenda PD-së që të vijojë përçarja?
Agron Shehaj: Unë punoj për bashkim, nëse dal e them që filani e fistëku punon për Ramën, është përjashtuar nga bashkimi. Sigurisht që Edi Rama do të bëjë çmos që ky bashkim të mos ndodhë, që përçarja të vijojë më tej.