Lajme

Çollaku: Liberalizimi i vizave s’ duhet ndërlidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:12 / 27 September 2022

Liberalizimi i vizave, si ish- ministër për Integrime Evropiane Çollaku theksoi se “ne, si institucion, kemi plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”, teksa kritikoi BE-në për mosmbajtjen e premtimeve ndaj shtetit tonë.

“Tani është lajm i mirë, por tepër i vonuar, ngase Kosova nuk e ka merituar këtë vonesë”, deklaroi ai në “Lajmet e fundit, në RTK.

Lidhur me pritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën nga ana e BE-së, ish-ministri Çollaku deklaroi se ajo që ka ndodhur më parë është plotësisht e padrejtë, siç e vlerësoi ai “e gjitha në mungesë të vendimmarrjes nga ana e BE-së.”

Ai shtoi se liberalizimi i vizave nuk duhet ndërlidhur me dialogun mes Kosovës e Serbisë, sepse, sipas tij, është e gabueshme.

“Plotësimi i kritereve ka qenë i përmbushur vite më herët, por Franca ka gjetur arsyetime për të penguar këtë vendim”, shtoi ish-ministri Çollaku.

Ai vlerësoi se procesi nga qeveria aktuale ka prodhuar tensione dhe jo marrëveshje konkrete, “ndaj mbetem skeptik për ndonjë marrëveshje konkrete, sidomos ajo e targave.”

“Jam skeptik që kjo qeveri të arrijë marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë. Do të isha më i lumturi në vend sikur ky proces të përfundohej, por nuk shoh këtë derisa ky kryeministër kundërshton çdo gjë që është arritur deri tani për dialogun. Kjo është shqetësuese jo vetëm për mua, por edhe të tjerët”, theksoi ai në “Lajmet e fundit”.

A prima vista, un blog personale sembra solo una raccolta di pensieri, ma dietro la sua semplicità servono scelte precise su tono, struttura e aggiornamento. Per capire come renderlo davvero efficace, vale la pena approfondire il tema. Dopo i pasti, acqua tiepida aiuta trascurare queste abitudini peggiora le articolazioni Ogni mattina, mentre il caffè sale nella moka, viene voglia di annotare un'idea. Un blog personale può diventare proprio quel piccolo spazio dove darle forma, con calma e senza pose.