11:43 / 1 June 2022
Aktori, muzikanti dhe aktivisti i njohur Çun Lajçi postoi në faqen e tij në Facebook një foto me liderin demokrat, Sali Berisha.
Lajçi shkruan se nuk ka dhe nuk do të ketë opozitarizëm pa Sali Berishën.
Non grat a nondë karat, s’di, por pa Berishën, opozitarizëm s’ka, e s’ka me pasë!
E di se kan me m’sha, se kur e postova foton me Ibrahimin, Hashimin e Ramushin, ma shkokluen nanën n’vorr!
Me Albini s’jam fotografu kurrë, e s’po kan ku me m’kapë, prandaj e postova foton me Sal Kapetanin hahahah!
Me qesi far Ali Bejash e me Ramë Ballkanin, ka mu ba promajë n’tana anët, e s’ka me na ardhë era as dardha këndej as portokaj andej!
Ky Abazoviqi, po e thithëka cicën hala. Hajt se rritet!
