9:05 / 27 May 2022
Një çift kosovar, që dashurinë e tyre e kurorëzuan para 65 vjetësh, duket se ende po shijojnë atë sikur të ishin në fillimet e saj.
Nipi i tyre, fotografi Marian Komani, ka krijuar një fotosesion për gjyshërit e tij në 65-vjetorin e martesës, njofton Klankosova.tv
Në fotografitë e publikuara nga Komani, shihet çifti i veshur si për ceremoni martesore, të cilët lënë të kuptohet se dashuria ndoshta jeton përgjithmonë.
Më poshtë i gjeni disa fotografi të çiftit, që për 65 vjet i dhanë njëri-tjetrit dashuri: