Lajme

Daut Haradinaj për Gërvallën: Boll është boll – E kisha lutë me na kursy se edhe neve dikur na plasë, do t’ia kthejmë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:31 / 1 February 2025

Daut Haradinaj, nga AAK ka komentuar sulmet e ofendimet e bëra të ministres së Jashtme Donika Gërvalla, drejtuar Ramush Haradinajt, duke thënë e lutur Gërvallen që mos ta përdor të njëjtën gjuhë.

Ai ka thënë edhe se ‘’boll është boll’’ dhe se ata nuk do ta tolerojnë gjithë jetën ofendimet e Gërvalles.

“E kisha lut me na kursye me këtë gjuhë. Boll është boll, dikur edhe neve na plas e nuk muj e tolerojmë tanë jetën këtë gjuhë ofenduese. Me shku në Pejë me iu thanë ushtarëve bandita. Njherëzit që s’kanë leju me thanë Peja e jugut Peja e veriut. Ata janë për mu janë heronjtë e mi dhe janë heronjtë e Kosovës. Dhe mendoj që Peja sot është fal qatyne që kjo i quan bandita. Dhe këto sene nuk duhet me i shti në zharkonin e fjalorit politik në emër të një vote. Edhe ne do të ia kthejmë me të njëjtën monedhë. S’bi në nivelin e saj dhe nuk do të bi në nivelin e saj’’, ka thënë ai mes tjerash në T7.

Zëvendëskryeministrja  Donika Gërvalla-Schëarz në një tubim të mbajtur ka ofenduar kandidatin për kryeministër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, duke e quajtur këtë të fundit ndër tjerash edhe si ‘‘gjeneral të vetëshpallur’’.

Na prvi pogled je priprava zdravih jedi videti zahtevna, vendar jo prave sestavine hitro poenostavijo. To temo velja podrobneje raziskati. večina preplača hitro pripravljeno nasitno solato Jeseni: zakaj pica ostane surova Pogosta napaka: ko zadiši po čokoladni vafljevi torti prerezan hinkali Znanci pogosto svetujejo, naj za zdravo kosilo preprosto izpustimo kruh, a to ne deluje vedno. Bolje je izbrati sočno zelenjavo, stročnice in malo začimb ter pripraviti jed, ki res nasiti.