Lajme

Deliu-Kodra për Byron e konfiskimit të pasurisë: Është e jashtëligjshme dhe bie ndesh me Kushtetutën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:07 / 13 July 2022

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka thënë se subjekti i saj nuk do ta votojë projektligjin për Byron për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme, për shkak se në mënyrën se ai do të jetë një institucion, sic thotë ajo, paralel karshi gjykatave dhe prokurorive.

Ajo në emisionin DPT te Fidani në T7 tha se kjo Byro bie në desh me Kushtetutën.

“Është e jashtëligjshme dhe bie në desh me Kushtetutën”, tha ajo.

“Që prej themelimit të këtij institucioni, që është paralel, në raport me prokuroritë dhe gjykatat sa i përket fushave të tyre të veprimit të cilat janë konfiskimi dhe hetimi. Natyrisht ka marrë vërejtjet e Komisionit të Venecias. Cdo pushtet, e jo vetëm ky që është aktualisht, do ta zgjidhte personin e vet në krye të këtij institucioni. Do i jepte këtë pushtet një individi. Vërejtjet kanë qenë që në të ardhmen mund të përdoret për persekutim”, shtoi Deliu Kodra