Lajme

Deliu për VV-në: Dikur i quanit “super kriminelë” shkelësit e Kushtetutës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:57 / 28 April 2022

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka folur sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me hetimet për keqpërdorimet në sektorin e energjetikës.

Deliu ka thënë se Qeveria po do të vë mjegull dhe të mos zbardhë keqpërdorimet në çmimet e rrymës, shkruan Sot News.

“Shumica po do që më shumë të vendos mjegull se sa të zbardhë energjetikën. Po shihet që është bllokadë e hapur që të pengojë një të drejtë kushtetuese të opozitës për të zbardhur hetimet për keqpërdorimet që kanë ndodhë në KEK”, tha Deliu.

Tutje, Deliu tha se një diskurs i ashpër po përdoret edhe ndaj mediave nga Qeveria.

“E njëjta gjuhë dhe i njëjti diskurs është edhe me mediat që për çdo ditë zbulojnë keqpërdorimet e Qeverisë. Është shumë jo-fer, qasja e kësaj pozite duke pasur parasysh kontributin që japin të gjitha komisionet parlamentare. E dijmë se cila është qasja e opozitës në Komisione, s’kemi qenë asnjëherë bllokues. Ne e dijmë se si është bllokuar ky Kuvend në të kaluarën me metodat më jo-demokratike”, tha Deliu.

“Kemi dyshime të argumentuara për keqpërdorime. Dhe përderisa s’ka transparencë”, shtoi ajo.

Deliu ia ka kujtuar Kurtit edhe shprehjen e tij të dikurshme se shkelësit e Kushtetutës janë “super-kriminelë”.

“ZRRE nuk e ka zbatuar një vendim të Gjykatës Themelore. Shkelin Kushtetuta, gjykata, teksa në të kaluarën i kanë quajtur super-kriminelë shkelësit e Kushtetutës”, tha Deliu.