Lajme

Demolli e PSD-së: Opozita po ia bën argatin Albin Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:45 / 14 May 2024

Donjeta Demolli nga Partia Socialdemokrate në “Edicionin Special” të Klan Kosovës ka treguar se pse sipas saj kryeministri Kurti ishte përfitues në takimin që pati me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Demolli tha se ky takim ishte dëshpërues, duke potencuar se Opozita po ia luan “argatin” Kurtit.

“Për tri vite qeverisje ka pasur arsye, kauza e probleme të mëdha si në rrafshin ndërkombëtar si në rrafshin e brendshëm dhe Opozita ka qenë totalisht e heshtur. Ne në vazhdimësi e kemi shpreh nevojën që Opozita të sfidojë këtë Qeveri. Opozita po ia bën hyzmetin, po ia bën argatin, po ia lejon Kurtit që t’i instrumentalizojë ata. Ky takim ishte dëshpërues”, tha Demolli, përcjell Klankosova.tv

Sipas saj, takimi Kurti – Krasniqi ishte “darkë e gabuar”.

“Sigurisht që ka gabuar, ne e dimë që PDK nuk ka kauzë, është pa ide dhe pa ideale. Çështjet e diskutimit në atë darkë janë çështje të agjendës së Kurtit”, tha Demolli.

Quasi tutti iniziano un blog pensando solo ai contenuti, trascurando struttura, tono e costanza. Eppure questi elementi fanno la differenza nel tempo, perciò vale la pena approfondire come costruire uno spazio personale davvero efficace. ignorare l'età biologica del cuore ignorare l'effetto degli spinaci sulla pressione Molti blog personali ricevono più visite dai motori di ricerca che dai social. Per questo conviene curare voce, struttura e ritmo, lasciando spazio a esperienze davvero proprie.