Lajme

Dënohet me shtatë vjet burg Nikola Gruevski

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:43 / 21 April 2022

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, është dënuar nga Gjykata e Shkupit me shtatë vjet burg.

Gruevski akuzohet se ka përvetësuar 1.3 milionë euro nga partia që ai drejtonte për të blerë tokë për të bërë ndërtime. Ai u arratis në Hungari, në nëntor 2018, për të shmangur vuajtjen e dënimit me dy vjet burg në një gjyq të dytë dhe menjëherë iu dha azil politik në Budapest.

Gjykata ia konfiskoi pronën Gruevskit. Bëhet fjalë për banesa dhe parcela në Vodno. Në konfiskim përfshihen tri banesat luksoze në “Panorama Residence”, si dhe dy banesa në rrugën Bihaqka.

Nga konfiskimi janë përjashtuar pronat në pronësi të nënës së Gruevskit. Prokurorja Lile Stefanova tha se sipas vlerës së tregut, pasuria e konfiskuar e të gjithë të dënuarve kap vlerën e rreth 3 milionë eurove.

“Vlerësoj se prokuroria në këtë rast ofroi dhe shpalosi prova cilësore, nga të cilat plotësisht u dëshmua dispozitivi i aktakuzës”, tha Lile Stefanova, prokurore.

Megjithatë, Stefanova nuk u mjaftua me masën e dënimit të Gruevskit dhe Mijalkovit dhe paralajmëroi ankesë. Ankesë paralajmëroi edhe mbrojtja. Avokati i Mijalkovit thotë se ndaj tij nuk ka pasur prova, e as nuk i është konfiskuar pasuria në “Parcelat në Vodno”.

“Neve nuk na pëlqeu dënimi i shqiptuar që është më i ashpër nga ato që kanë bërë larjen e parave, ndërsa ndihmësi, kinse, gjatë larjes së parave, është dënuar më ashpër sesa ata që e kanë kryer veprën penale”, tha Zvonko Davidoviq, avokat i Mijalkovit.

Sipas aktgjykimit, paratë nga anëtarësia e VMRO-DPMNE-së, që janë paguar në emër të partisë, kanë përfunduar te Gruevski. Me ato para, përmes Belizes, Gruevski ka blerë prona në Shkup dhe ka fshehur pronësinë. Bëhet fjalë për pronë prej 1.3 milionë euro./Alsat

Získejte nejnovější lifestylové tipy a triky, skvělé recepty a užitečné články o zahradničení na našem webu. Najdete zde inspiraci pro každodenní život a zároveň se dozvíte, jak si užít každý okamžik plný radosti a harmonie. Sledujte náš web a buďte v obraze s nejlepšími praktickými informacemi pro váš každodenní život. Buďte svědomitými zahradníky a vychutnejte si zdravé a čerstvé plody své práce. Životní věk 10 věcí, které nemůžete skladovat venku - ani Osvěžující recept na zelený 10 dní čistoty: tajemství úklidového průmyslu pro perfektně vyčištěné V červenci ještě není pozdě: Domácí cukrový peeling: jak připravit přírodní exfoliační a hydratační produkt Test osobnosti: co Skrýt nebo Jak smažit ryby bez mouky a získat křupavou zlatavou kůrčičku Kopřivové hnojivo: jak okurky rostou jako Nejoblíbenější tipy a triky pro domácnost, vaření a zahradničení: Inspirujte se našimi články plnými užitečných rad pro každodenní život. Objevte nové recepty, lifestylové nápady a rady pro pěstování zeleniny pro vaši zahradu. Staňte se mistry v kuchyni a zároveň zahradníky s našimi užitečnými články.