Lajme

Deputeti gjerman i reagon Escobarit: Kushtet për anëtarësim të Kosovës në KiE i përcakton AP-ja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:56 / 16 March 2024

Emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi të premten (15 mars) se për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosovës i duhet t’i plotësojë edhe dy kushte.

Njëri, sipas tij, ka të bëjë me disa shpronësime në veri, ndërsa tjera është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se “këto kushte janë përmendur nga Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane”.

Megjithatë, Knut Abraham, deputet gjerman, ka thënë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“I vlerësojmë brengat e Escobarit, por mund ta sigurojë atë se PACE do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret për KiE dhe do të vlerësojë përmbushjen e tyre”, tha Abraham në një postim në X.

Ndër të tjera, ai tha se kriteret për anëtarësim në KiE, ShBA-ja nuk t’i përmbushte “për shkak të dënimit me vdekje”.

Deputeti gjerman nga CDU/CSU, të mërkurën (13 mars) tha se është lajm i mirë nga Kosova vendimi për regjistrimin e pronës së Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se ky vendim i Qeverisë së Kosovës ia hapë dyert vendit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Lajm i mirë sot nga Kosova! Me zbatimin e aktgjykimit të Manastirit të Deçanit, Kosovës i hapen dyert për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj!”, shkroi Abraham në X.

Ko se po dolgem dnevu vrnemo domov, želimo hitro in dobro jesti. Koristni recepti pomagajo, zato je vredno temo podrobneje raziskati. Previsoka temperatura pokvari suho sadje vonj iz lonca napove meso s slivami Znanci svetujejo vrelo vodo, a vitamin trpi Prijatelji svetujejo Cvrtje poudari okus, pečenje pa ohrani lahkotnost; z zelišči in svežo zelenjavo lahko dosežemo oboje.