5:11 / 8 June 2022
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, në një intervistë për Tëvë 1 ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati duhet të mendojë shumë më kthjellët për sa i përket çështjes së veteranëve.
“Ministri i Financave duhet me mendu shumë më kthjellët. Nuk ka të drejtë me i detyru veteranët me i pastru listat sepse i ka bërë Qeveria”, tha ai.
Deputeti i VV-së për ministrin Murati: Kam përshtypjen që s’ka ndjenja për kombin
Humolli shtoi se ka një përshtypje që ministri Murati ka ndjenja për kombin.
“Por ky ministër po kam përshtypje sikur është teknicist i ftoftë që nuk ka ndjenja as për kombin as për vlerat”, u shpreh Humolli.