Lajme

Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:15 / 23 April 2024

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe të krijojë marrëdhënie fqinjësie me të.

“Epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund”, thotë Goncharenko, duke iu referuar, siç shprehet ai, trendit në Serbi.

Nëse nuk heq dorë nga kjo qasje, Serbia do të vazhdojë të jetojë në varfëri dhe në revanshizëm, “duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan”, thotë Goncharenko.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, ai shfaq shpresën se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pas votimit në muajin maj./Radio Evropa e Lirë.

Tudi drobna količina limonine lupinice lahko spremeni okus jedi, če jo uporabimo premišljeno. Pri zdravih receptih zato štejejo majhne podrobnosti, ki jih je vredno podrobneje raziskati. prav drobna napaka naredi jogurt kefir Se sprašujete, kako pripraviti okusen in zdrav obrok brez zapletenih postopkov? Poskusite s preprostimi recepti iz svežih sestavin.