Lajme

Deputetja e PDK-së-Qeverisë: Trusti JO, ngritje të pagës minimale JO, ndihmë JO

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:28 / 25 May 2022

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu, ka reaguar ndaj Qeverisë, derisa ka thënë se nuk po e rrit pagën minimale, nuk po e lejon tërheqjen e Trustit e as nuk po ndihmon qytetarët, derisa ka vetëm ngritje të çmimeve në çdo produkt, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ky është KREJT kujdesi për qytetarët, DREJT ditëve më të mira me rritjen më të madhe ekonomike në historinë moderne.

Postimi i saj i plotë:

Ngritje të pagës minimale, JO!

Trusti, JO!

Ndihmë, JO!

Ngritje të çmimeve në çdo produkt, PO!

Qytetarë të dashur ky është KREJT kujdesi për Ju, DREJT ditëve më të mira me rritjen më të madhe ekonomike në historinë moderne.